Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

PAMJE TË RËNDA/ Alpinistja shqiptare kapet me forcë nga i riu, e puth dhe e prek në mes të rrugës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një shtetas ka ngacmuar seksualisht në mes të rrugës aplinitsten Mrika Nikqi.

Ka qenë vetë aktivistja ajo e cila në llogarinë e saj në ” Facebook”, ka publikuar  video ku shihet se si shtetasi me ininciale F.B, e ka kapur me forcë Nikqin dhe e ka puthur.

Më pas ai është larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ndërkohë Nikqi në pamje shihet se është e tronditur, teksa dy persona të tjerë i afrohen për ti ofruar ndihmë.

“Me datë 27. 09.2022, në ora 20.50, në qendër të qytetit te Pejës isha viktimë e sulmit seksual, veprim vandal i cili është kryer  me paramendim nga personi F.B, anëtarë i  një familje të njohur në  qytetin e Pejës.

Si pasojë e kësaj situate, për momentin jam në gjendje të rëndë emocionale dhe nuk mund të deklarohem në tërësi. Pas vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës do të ju njoftoj për rrjedhën e situatës dhe sulmuesin e paskrupullt.

Në videon e bashkangjitur, e gjykoni vetë këtë gjest  të shëmtuar, viktimë e të cilit ka mundur të jetë çdo   familjarë i juaji.

Unë dhe familja u jemi mirënjohës organeve kompetente dhe qytetarëve të cilët me angazhimin e koordinuar, dhe shumë shpejtë, mundësuan identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit i i cili ka lënë një vragë të shëmtuar në jetën time”, shkruan Nikqi krah videos.

Më shumë




spot_img








spot_img