Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Pamje TË RËNDA / Aksidenti fatal në Morinë, qytetari: Katastrofë! Ai ka ikur mavria…

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

605d15a2132517db78b1954e971adc04

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e sotme (12 gusht), në autostradën Kalimash-Morinë.

Një mjet tip ‘Golf’ ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosuar dy të tjerë.

Ora News ka siguruar pamjet ekskluzive pak pas aksidentit ku mund të shihen të aksidentuarit në asfalt dhe të mbuluar në gjak.

Sikurse shihet, nga përplasja e fortë të dy personat kanë dalë jashtë makinës, ndërsa udhëtarë të rastit kanë ndaluar dhe kanë thirrur ambulancën e policinë.

“Katastrofe, katastrofë, telefononi ambulancën dhe policinë” dëgjohen të thonë udhëtarët e tronditur nga ato pamje që shohin para syve.

Ndërkohë, rruga është mbushur me copëza të makinës e cila është kthyer përmbys dhe është ndarë pothuajse në dyshë.

“Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar. Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore,”-  informoi policia.

Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit tragjik.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img