Hapësire reklamuese

Bota

Pamje të rënda/ 16 mijë e 703 viktima nga coronavirusi, varrosje masive në New York

Shkruar nga Newsbomb

Pamje të rënda po aq dhe tragjike janë shfaqur në mediat e huaja ku tregojnë varrimin masiv që bëhet në New York.

New York është një nga qytetet më të ‘goditura’ nga koronavirusi. Numri i viktimave në SHBA ka shkuar në 16.703. Në pamjet e publikuara nga BBC jepen arkivolet të cilat vendosen në një varr masiv.

Zyrtarët thanë se kjo mënyrë varrosje është përdorur dhe herë të tjerë dhe më së shumti për ata persona të cilët nuk kanë të afërm apo familjet që nuk e përballojnë dot një funeral.

SHBA tanimë është vendi i parë me më shumë të infektuar. Kujtojmë që në SHBA deri më tani kanë humbur jetën 16,703 persona, ndërsa 466,299 janë të infektuar.

92697380_215566093102946_8245837892602036224_n.png

92548447_2572638699671935_9080364409175408640_n.png

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese