Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
50 %
5.1kmh
0 %
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 30 Janar, 2023

Pamje të frikshme, stuhia në Itali përmbyt spitalin, shtëpi e rrugë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Stuhia që gjunjëzoi Catania-n në Itali shkaktoi përmbytjen e spitalit Nesima Garibaldi.

Uji ka depërtuar në pavijone dhe dhoma dhe pacientët brenda po përjetojnë momente paniku.

Stuhia gjithashtu ka lënë pasoja të rënda për qytetin. Rrugët e tjera u përmbytën ndërsa Via Etnea u kthye në një lumë të vërtetë.

Uji në qytet vinte edhe nga fshatrat e afërta të Etna-s kurse qendra historike mbeti në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndërkohë, sipas raportimeve, si pasojë e përmbytjeve ka humbur jetën të paktën një person. Dyqanet janë mbyllur për shkak të përmbytjeve të orëve të fundit ndërsa kryebashkiaku Salvo Pogliese u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë.

“I bëj thirrje të gjithë popullatës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre përveç për arsye emergjente, sepse rrugët janë të pushtuara nga uji”.

Ky është apeli i shkruar në Facebook nga kryetari i bashkisë së Katanias Salvo Pogliese. Gjithashtu u dha urdhër për mbylljen e menjëhershme “të objekteve tregtare me përjashtim të farmacive, atyre të ushqimit dhe nevojave bazë”.

Më shumë


spot_img








spot_img