Sot është dita e dytë e bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës, në atë që e quan si një “operacion parandalues” kundër një grupi militantësh palestinezë.
Të paktën 15 persona raportohet se janë vrarë, ndërsa Forcat Ushtarake Izraelite thonë se qytete në Izrael kanë qenë nën shënjestrën e raketave të lëshuara nga grupi Xhihadi Islamik, një organizatë që besohet se ka lidhje me Hamas.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të sulmeve me raketa. Në videon më poshtë dallohet momenti kur një raketë që besohet të jetë lëshuar nga ushtria izraelite bie në mes të rrugës së populluar në Gaza.