Pavarësisht presionit perëndimor për të mos zgjedhur rrugën e luftës, presidenti rus duket thuajse i vendosur për një sulm ndaj Ukrainës.
Ditën e sotme, në qiejt shumë pranë kufirit me Ukrainën janë parë dhjetra helikopterë luftarakë të forcave ruse, raporton newsbomb.al.
Po gjatë ditës së sotme, një tren i ngarkuar me qindra tanke T-72 ka mbërritur në Bjellorusi.
Sakaq, ushtarët rusë janë parë të marshojnë të armatosur deri në dhëmbë pranë kufirit.