Hapësire reklamuese

Rajoni

Pamje të frikshme/ Qeni i rrugës kafshon djalin e deputetes Kusari, sa po hynte në shkollën “Ismail Qemali” (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje të frikshme/ Qeni i rrugës kafshon djalin e deputetes Kusari, sa

Deputetja Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar në rrjete sociale disa foto, ku shihen plagë në trupin e djalit të saj të vogël, i cili është sulmuar nga një qen rruge.

Ajo thotë se djali i saj sa po hynte në shkollën “Ismail Qemali” kur u sulmua nga një qen i cili siç shihet edhe në foto, e ka kafshuar djalin në këmbë. Në shënimin e saj në Facebook ajo thotë se djali i saj është mirë dhe tani ndodhet në shtëpi.

Deputetja Kusari shpreh shqetësimin e madh lidhur me qentë endacakë që janë kthyer në një shqetësim për komunitetin, teksa i bën apel institucioneve që të marrin masa.

Statusi i Mimoza Kusarit

Të dashur miq,

Hapësirat brenda dhe jashtë shkollave, lagjet dhe hapësirat e qyteteve e fshatrave tona, po rrezikohen nga qenët endacakë të cilët shpesh po sulmojnë qytetarët e vendit, përkundër masave të cilat po deklarohen se po merren nga niveli komunal.

Sot cak i një sulmi nga qenët endacakë ishte djali ynë Edoni, 9 vjeçar, në afërsi të shkollës së tij “Ismail Qemali” në Bregun e Diellit në Prishtinë.

Sulmi ndodhi në mes të ditës, ora 1:15 mesditë, derisa djali ishte duke hyrë në oborrin e shkollës. Reagimi i mësuesës, drejtoreshës dhe pastaj emergjencës ka qenë i menjëhershëm dhe pas intervenimit kirurgjik (qepjes) në Emergjencë, Edoni është duke u trajtuar në shtëpi. I falenderoj me radhë të gjithë që sot ishin me Edonin pas sulmit që i ndodhi.

Problemi që sot preku edhe familjen tonë, ka prekur qindra familje në mbarë Kosovën, jam shumë e vetëdijshme për këtë. Është i domosdoshëm trajtimi përmbajtësor i problemit të qenëve endacakë. Problemi i rrugës nuk mund të jenë qenët endacakë, por mënyra se si njerzit i trajtojnë ata.

Unë nga zemra uroj që djali ynë të jetë i fundit që e përjetoi traumën e sotme, por frikohem se nuk do të mbaroj me kaq.

Apeloj dhe lus të gjitha nivelet e vendimarrjes, mos të lëmë fëmijët të rritën me frikën e daljes në rrugë dhe urrejtjen ndaj kafshëve. Të ngrisim vëmendjen për trajtimin e qenëve të pastrehë dhe trajtimin e mëtutjeshëm të tyre.

Nuk e fajësoj askënd sonte, dua të kalojmë këtë mbrëmje me falenderimin se nuk u bë më keq, por jo edhe për të ardhmen. Nuk dua të pranoj si standard këtë realitet, e nuk duhet askush të lejoj të kemi siguri të këtij niveli në rrugët tona.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll