Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
37 %
5.7kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
30 °
Pre
31 °
Sht
30 °
Die
24 °
E mërkurë, 25 Maj, 2022
spot_img

Pamje të frikshme nga shpërthimi i fuqishëm që zgjoi sot Athinën, hetuesit ende nuk e dinë shkakun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mëngjesin e kësaj të mërkure kryeqytetin e Greqisë, Athinën. Sipas mediave vendase, deri tani raportohet për vetëm një të moshuar që është plagosur në gjymtyrët e poshtme dhe të sipërme, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha.

Hetuesit ende nuk e dinë se çfarë e ka shkaktuar një shpërthim të këtyre përmasave që ka shkatërruar gjithë zonën në Avenue Syggrou, si dhe ka shkaktuar dëme në ndërtesat e tjera në një rreze 200 metra larg, shkruan newsbomb.al. Dyshimet janë edhe për një rrjedhje të mundshme gazi.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, pallati 6 katësh ku ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm ka shkatërruar gjithë ndërtesën. Xhama dhe sende të tjera kanë fluturuar ën rrugë dhe në bizneset e shtëpitë përreth.

Oficerët nga Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive (TEEM) janë aktualisht në zonë për të hetuar nëse ka pasur lëndë eksplozive apo ka qenë rrjedhja e gazit ajo që e ka shkaktuar shpërthimin. Ngjarja ka ndodhur në orën 06.00 të mëngjesit, me orën lokale në Athinë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img