Hapësire reklamuese

Bota

Pamje të frikshme nga përmbytja në Austri, momenti kur uji merr para çiftin, një person hidhet në mes të rrjedhës dhe i shpëton

Shkruar nga Newsbomb
Pamje të frikshme nga përmbytja në Austri, momenti kur uji merr

Një akt heroi i një burri austriak i ka shpëtuar jetën një çifti turk në Austri, pasi reshjeve të shumta përmbysën qytetin Hallein.

Pas shiut të madh uji ka vërshuar në rrugë duke marrë para gjithçka që i dal. Një çift turk që kishte një restorant aty pranë ka tentuar që të kalojë ujërat që vërshinin me forcë në rrugë, në momentin kur vala i ka marrë para.

Salih dhe Ayşe Karaaslan u morën para nga rrjedhe e ujit dhe nuk po mundin dot të dilnin duke rrezikuar jetën, ndërsa ka qenë Alexander Eisenmann, i cili u hodh dhe bëri të mundur ta nxirte çiftin.

Në videon më poshtë, të shpërndarë nga Zëvendës Ministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran shihet momenti ku burri hidhet pa e menduar dy herë për t'i shpëtuat jetën çiftit turk.

"Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta, ”shkroi Kıran në Tëitter.

Përmbytjet vijojnë në disa shtete, ku pas Gjermanisë dhe Belgjikës është “goditur” edhe Austria, në një qytet që është në kufi me Gjermaninë.

Sondazh

Poll