Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

PAMJE TË FRIKSHME: Mercedesi me shpejtësi skëterrë merr përpara Ford-in në Patos

Shkruar nga Newsbomb
PAMJE TË FRIKSHME: Mercedesi me shpejtësi skëterrë merr

Pesë shtetas kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e djeshme në hyrje të Patosit, nga përplasja e dy mjeteve. Në spital ndodhen dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit" dhe tre pasagjerë që ndodheshin në një nga mjetet.

Siç shihet nga këto pamje të shpërndara në media, një prej makinave lëviz me shpejtësi skëterrë nga Fieri për në drejtim të Patosit dhe në afërsi të kryqëzimit përplaset me makinën tjetër.

Pavarësisht se shoferi frenon, siç duket nga dritat e pasme të mjetit, shpejtësia e lartë e bën të pamundur.

"Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit" automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip "Ford" me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip "Ford", shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit", thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed