Hapësire reklamuese

Bota

Pamje të frikshme: Ky është momenti kur Rusia sulmon me fosfor helmues Mariupolin

Shkruar nga Newsbomb
Pamje të frikshme: Ky është momenti kur Rusia sulmon me fosfor

Ukraina akuzon forcat ruse se kanë hedhur bomba me fosfor në fabrikën e çelikut në Mariupol në Azovstal.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur forcat ruse sulmojnë uzinën, ku ushtarët po bëjnë qëndresë të fortë, por që është edhe e fundit në qytetin port, i cili është kthyer në rrënoja nga bombardimet ruse.

Pamjet tregojnë uzinën e madhe të Azovstal, kur papritmas një raketë ruse shpërthen në ajër, duke lëshuar një shpërthim të zjarrtë mbi ndërtesat e fabrikës tashmë të dëmtuara rëndë.

Çfarë është Fosfori
Fosfori i bardhë apo fosfori toksik është i ndaluar të përdoret në luftë, pasi mund të shkaktojë viktima pa dallim nëse janë ushtarë apo civilë. Fosfori ndizet spontanisht në kontakt me ajrin, duke prodhuar tym toksik që shkakton bllokimin e rrugëve frymëmarëse dhe djegie të lëkurës.

Sondazh

Poll