Ky është momenti ku aeroplani ushtarak i Kremlinit është përplasur me një pallat në qytetin rus afër Krimesë.
Ashtu si dhe shihet nga pamjet pas përplasjes ka pasur shpërthim të fortë duke dëmtuar 15 apartamente në këtë pallat si dhe duke lënë të plagosur dhjetra persona.
Deri më tani nuk dihet sesa viktima ka, mirëpo bazuar te informacionet e marra nga mediat e huaja bëhet me dije se vetëm një viktimë është konfirmuar, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme ku aeroplani ushtarak u përplas me pallatin në bllokun e banesave në Yeysk, një qytet turistik në Detin Azov pranë Krimesë.
Aeroplani dyshohet se ishte një bombardues luftarak Su-34, motori i të cilit nuk u ndez siç duhet gjatë ngritjes.
LEXO EDHE: VIDEO/ Avioni luftarak rus përplaset me pallatin afër Krimesë, dyshohet për shumë viktima