Hapësire reklamuese

Bota

Pamje si tek filmi 'Scarface', protestuesit i kalojnë para shtëpisë, çifti del me kallash dhe pistoletë: Largohuni... (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Çifti i armatosur duke mbrojtur pronën e tyre

Një ngjarje sa e rëndë dhe e veçantë ka ndodhur dje (të dielën) në Saint Luis të SHBA-ve.

Teksa protestohej kundër kryebashkiakes, Lyda Krewson, e cila në një deklaratë përmes rrjeteve sociale kishte publikuar emrat e atyre që kishin kërkuar reforma në polici, një çift dolën me armë në duar në oborrin e shtëpisë së tyre, për të mbrojtur pronën.

Burri shihet të mbajë në dorë në armë automatike M16, e cila përdoret gjerësisht në radhët e ushtrisë amerikane, duke të lënë përshtypjen e skenës finale te filmi Scarface ku mbetet i vdekur Tony Montana (Al Pacino), ndërsa gruaja e tij mban një pistoletë.

Raste të tilla ku persona të ndryshëm dalin me armë dhe mbrojnë pronën e tyre ka pafund në SHBA, pasi atje shumë familje apo biznese mbajnë armë zjarri për vetëmbrojtje, por ky është i veçantë pasi me armë ka dalë edhe gruaja.

Disa protestues filmuan gjithë ngjarjen me habi, të tjerë u përpoqën që të mbanin turmën larg shtëpisë, duke bëri thirrje "Le të largohemi nga këtu".  

Sondazh

Poll