Vijon prej disa orësh grushti i shtetit në Venezuelë me mijëra qytetarë dhe ushtarë që kanë dalë në mbështetje të presidentit të vetëshpallur Juan Guaidó.
Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka shprehur pak minuta më parë mbështetjen ndaj Guaidos dhe “lirisë së venezuelanëve”.
Sakaq, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo pritet t’i adresohet republikanëve të senatit lidhur me zhvillimet e fundit në Venezuela. SHBA ka shprehur mëbshtetjen dhe njohjen e Guaidos si president.
Edhe Rusia po vëzhgon situatën. Presidenti Vladimir Putin ka mbledhur këshillin e sigurisë për të diskutuar rreth tentativës së grushtit të shtetit në Venezuelë.
Ndërkohë nga vendi shpërndahen pamje të përplasjeve të ashpra mes kundërshtarëve të presidentit Nicolás Maduro dhe mbështetësve të tij.
!!! Intense clashes, a Venezuelan military vehicle just drove into a crowd of civilians on the highway. #Venezuela pic.twitter.com/pcSTd3TwMf
— Alejandro Alvarez (@aletweetsnews) April 30, 2019