Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

PAMJE RRËQETHËSE/ Të mbuluar nga gjaku, zjarrfikësit shpëtojnë fëmijët nga rrënojat e tërmetit: Do të të blej një çokollatë sapo të të nxjerr këtu

Lajme të ngjashëm

Një tërmet i fuqishëm 7.8 ballë ka goditur kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë duke shkaktuar më shumë se 1600 viktima dhe mbi 7000 të plagosur. Videot që po tansmetohen nga televizionet vendase po shokojnë të gjithë botën.

Dëmet janë katastrofike ndërkohë ekipet e kërkim shpëtimti po punojnë pa u ndalur për të shpëtuar njerëzit që ndodhen nën rrënoja.

Së fundmi janë publikuar disa pamje ku ekipet e shpëtimit po nxjerrin disa fëmijë nga rrënojat.

Në njërën nga videot shfaqet një i mitur i cili kishte mbetur nën gërmadhat e godinës së shkatërruar në lagjen “Yurt” në Adana.

“Sa të të shpëtoj, do të marr një çokollatë për ty” dëgjohet t’i thotë personeli i kërkim shpëtimit ndërsa djali dëgjon i tmerruar pa lëvizur dot.

“Pasha i vogël po të nxjerrim edhe pak fare duro, por mos e lëviz kokën, do të jap çokollatë. Pasha i vogël, je mirë, të lutem vetëm mos qaj. A ke pirë ujë? Na pi pak ujë tani. Unë jam këtu me ty, jam në krahun tënd”, i thotë djalit të vogël punonjësi i kërkim shpëtimit që i qëndroi pranë në momentet më të vështira.

Ndërsa, në nëj video tjetër shihet një vajzë e vogël e cila e mbuluar nga gjaku nxirret nga rrëmojat, fatmirësisht me shenja jete.

 

 

Më shumë