Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pamje nga VENDNGJARJA: Fuoristrada përplasi për vdekje vajzën 10 vjeçare, në derën e shtëpisë

Shkruar nga Newsbomb
FotoMontazh: Nga vendngjarja

Fotot e mësipërme janë të shtëpisë së vajzës 10 vjeçare, që u përplas për vdekje mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Alliasit.

E mitura është përplasur nga një fuoristradë e zezë, në derën e shtëpisë, e cila është ngjitur me rrugën “Ramë Sadria”. Bëhet me dije se e mitura me inicialet A.P kishte dalë nga shtëpia për të blerë diçka, bashkë me një bashkëmoshatare të saj.

Fati ka qenë tragjik për të miturën, e cila edhe pse është dërguar në spital, nuk ka mundur të jetojë. Nga Policia si autor është shoqëruar shtetasi Artan Guri.

Banorët e zonës në Allias janë shprehur se drejtuesi i fuoristradës Artan Guri pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, por është lokalizuar më vonë dhe është ndaluar nga Policia.

Ndërkohë, vetë shoferi i mjetit mësohet të ketë thënë se e mitura i kishte prerë rrugën dhe ai nuk kishte mundur të kontrollonte më mjetin.

Foto nga vendngjarja:

Screenshot_7.jpg
Screenshot_1.jpg
Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll