Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pamje nga vendngjarja: Autobusi i Unazës mbi lumin Lana, sot pritet të largohet me vinç

Shkruar nga Newsbomb

Urbani i linjës së Unazës që u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident më rrugën kryesore pranë zonës së njohur si "Kinema Agimi", ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht, nuk pati viktima por vetëm disa të lënduar lehtë.

Në orët e para të mëngjesit është larguar vetëm automjeti tip Mercedes Benz që u përfshi në aksident dhe u mor përpara nga urbani. Pritet që sot me ndihmën e një vinçi Policia të largojë autobusin nga lumi Lana.

Në orën 22.00, një orë pas aksidentit, Policia bëri me dije se drejtuesi i autobusit Mehmet Kyçyku, faturino, një pasagjere, drejtuesi i mjetit Jurgen Rama dhe një pasagjer i mjetit tjetër, kishin marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ishin jashtë rrezikut për jetën në spital.

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, ndërsa nga komunikimet e zyrtarëve publikë mbrëmjen e djeshme është mësuar se as shoferi i urbanit dhe as shoferi i makinës Mercedes Benz nuk kishin konsumuar alkool, raporton newsbomb.al.

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkuan menjëherë në vendngjarje. Në orët e vona të mbrëmjes ata ishin dhe në Spitalin e Traumës, ku vizituan të aksidentuarit dhe biseduan me familjarët e tyre.

Ndërkohë, Policia është duke marrë në pyetje pasagjerët që ndodheshin në urban për të mësuar më tepër për shkaqet e përplasjes, shkruan newsbomb.al. Gjithashtu, dy shoferët pritet t'i nënshtrohen sot përsëri analizave për të parë nëse kanë konsumuar alkool apo drogë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.