Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

PAMJE NGA TAKIMI: Lulzim Basha mbledh në zyrë drejtuesit e Partisë në Vlorë, anëtarësisë te Teatri “Petro Marko” i kërkon votën për Kryetar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Genc Deromemaj, kryetari i PD-së së Vlorës ftoi dy ditë më parë anëtarësinë e kësaj force politike në qytetin bregdetar që dje të ishin të pranishëm në teatrin “Petro Marko”, pasi atje do të shkonte kandidati për kryetar Lulzim Basha.

“Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike dhe kandidat për Kryetar i PD, Lulzim Basha, fton anëtarësinë e PD Vlorë në një bashkëbisedim në Teatrin “Petro Marko”, ditën e enjte, 27 Maj ora 19:00. Ftohen të gjithë anëtarët e PD Vlorë të marrin pjesë”, lajmëroi Deromemaj.

Newsbomb.al shkroi për këtë njoftim të Deromemajt, për faktin se të djathtët vlonjatë nuk ishin aspak të kënaqur me drejtuesin aktual të PD dhe kërkonin që anëtarësia e Vlorës të mbështeste Agron Shehajn.

Siç shihet nga foto, Lulzim Basha ka mbledhur fillimisht drejtuesit demokratë të Vlorës në zyrën e PD atje dhe më pas i është drejtuar Teatrit “Petro Marko”, ku e priste anëtarësia. Basha ka kërkuar prej tyre votën për t’u rizgjedhur si Kryetar.

Lexo edhe: Kryetari i PD-së së Vlorës fton anëtarësinë për takim me Bashën, vlonjatët komentojnë të gjithë PRO Agron Shehajt

Pamje nga takimi i Lulzim Bashes me anetaresine e PD se Vlores, dje, të shperndara nga PD:

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img