Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Pamje nga nisja e “Defender Europe 21”: Rama ulur, Yuri Kim në këmbë me Çuçin te anija “Lissus”, Presidenti Meta në anijen e dytë “Iliria”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Stërvitja më e madhe e aleatëve të NATO-s ka nisur sot në Prtin e Durrësit, me praninë e gjeneralëve të lartë të SHBA, ambasadores Kim, diplomatëve të tjerë të akredituar në Tiranë, kryeministrit Rama, presidentit Meta dhe disa zyrtarëve të tjerë të FA.

Siç shihet nga fotot, në mbyllje të fjalimeve përshëndetëse për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, një pjesë e të pranishëmve kanë hipur në anijen e Rojes Bregdetare “Lissus” dhe një pjesë tjetër në anijen e dytë “Iliria”.

Kryeministri Rama, ambasadorja Kim dhe ministri Çuçi kanë qëndruar në anijen “Lissus” dhe po ndjekin disa manovra taktike në det të hapur, ndërsa Presidenti Meta dhe të tjerët janë në anijen “Iliria”, e cila doli në det pas “Lisus”.

Nga pamjet e mëposhtme, shihet Rama teksa qëndron i ulur në bord, ndërsa Yuri Kim dhe ministri Çuçi dëgjojnë shpejgimet e gjeneralëve. Ambasada nuk ka transmetuar pamje nga anija tjetër ku qëndron Presidenti Ilir Meta.

spot_img

Më shumë

spot_img