Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Pamje nga koncerti në Tiranë, Sheshi Skënderbej i tejmbushur për festimet e negociatave

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga koncerti në Tiranë, Sheshi Skënderbej i tejmbushur

Një koncert i madh mbahet mbrëmjen e kësaj të enjteje në Tiranë, ku do të marrin pjesë dhjetëra këngëtarë të njohur, për ceremoninë e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, sheshi qëndror i kryeqytetit është tejmbushur nga mijëra të rinj dhe të reja që kanë dalë për të dëgjuar këngëtarët më të mirë të muzikës pop në Shqipëri.

Në këtë koncert do të këndojnë disa prej emrave më të njohur të muzikës si: Elton Deda, Alban Skënderaj, Xhensila Myrtezaj, Three Dots, Ylli Limani, Fifi, Flori Mumajesi, Çiljeta Xhilaga, Soni Malaj, Anxhela Peristeri, Ronela Hajati, Eneda Tarifa.

Më herë vetë kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e këngëtarëve të cilët do të performojnë gjatë natës spektakolare, ndërsa iu bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin këtë natë “magjike”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese