Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

Pamje nga dasma përrallore, vajza e Luçiano Boçit i jep fund beqarisë

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga dasma përrallore, vajza e Luçiano Boçit i jep fund

Enxhi Boçi, vajza e ish-deputetit demokrat dhe njëherësh profesorit Luçiano Boçi, i ka dhënë fund beqarisë. Dasma përrallore është mbajtur mbrëmjen e djeshme, me qindra të ftuar nga bota e politikës, biznesit dhe medias, shkruan newsbomb.al.

Mes të tjerash vëmendjen e ka marrë vallëzimi i Luçiano Boçit me të bijën në nisjes të dasmës, një moment që është duartrokitur dhe ka prekur të pranishmit në sallë.

Ndërkohë, dasma pavarësisht kohës moderne në të cilën ndodhemi, ka qenë e organizuar në detaje nga vetë Enxhi dhe një pjesë të rëndësishme e kanë zënë këngët dhe vallet tradicionale të zonës së Elbasanit, shkruan newsbomb.al.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="732393,732394,732395,732396,732397,732398"]

Dje, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se vajza e ish-deputetit Luçiano Boçi do të martohej, teksa ky i fundit ndodhej në një mbledhje në selinë e PD. Pasi bëri urimin e tij, Berisha tha se Boçi duhet të linte mbledhjen më herët se të tjerët për shkak të këtij gëzimi familjar.

Newsbomb.al i uron jetë të lumtur çiftit!

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed