Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
3.6kmh
75 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
12 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

PAMJE/ Në luftë me kohën dhe motin e acartë, forcat shqiptare nxjerrin një fëmijë të gjallë dhe 6 persona të pajetë

Lajme të ngjashëm

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka dhënë lajmin e mirë se trupat shqiptare të dërguara në një nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi kanë arritur të shpëtojnë jetën e një fëmije 5-vjeç.

Në  “luftë” me kohën, lodhjen dhe motin e acartë kërkimet për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish vijojnë pa u ndalur, ndërkohë ministri ndër të tjera bën me dije se fatkeqësisht trupat shqiptare kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat 6 viktima.

“Në sfidë me rrënojat, motin e ftohtë e lodhjen, trupat tanë të FA janë duke punuar prej orësh, pa ndërprerje duke shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç dhe duke nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë në zonën e Mallatjas, në Turqi.

Skuadrës së parë sapo i janë bashkuar edhe forcat të tjera nga Shqipëria në këtë betejë për jetën, nderkohe në dispozicion për të shtuar mbështetjen”, thotë ministr.

Ndërkohë, drejtuesi i një prej grupeve të shpëtimit në zonën e Mallatjas në Turqi u shpreh se temperaturat e ulta kanë krijuar vështirësi në operacionin e tyre.

“Aktualisht jemi në një zonë operacionale ku fatkeqësisht kemi bërë të mundur nxjerrjen e 3 viktimave. Trupat tona janë aktualisht në moral të lartë e vetmja gjë që ka arritur të kemi vështirësi janë temperaturat e ulëta ku kanë arritur deri në -6 Gradë Celsius”, tha ai.

Më shumë