
Policia e Tiranës ka gjobitur drejtuesin e një mjeti në kryeqytet, i cili kishte futur fëmijën në bagazhin e makinës ku po udhëtonte, duke i rrezikuar kështu jetën të miturit. Si pasojë shoferi në këtë rast ndëshkohet me gjobë nga 5000 deri në 15000 lekë të reja, si dhe me heqje patente.
“Për të krijuar një mjedis sa më të sigurtë për të gjithë përdoruesit e rrugës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë është angazhuar maskimalisht për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve, që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtes në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit.
Kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.
Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.