Është përfshirë nga flakët një automjet tip furgon në mes të rrugës në Llogara. Furgoni ka qenë duke lëvizur në drejtim të Vlorës në momentin që ka shpërthyer në flakë.
Automjeti tip furgon është në pronësi të shtetasit Elton Gorovelli, i cili ka mundur të dalë me shpejtësi nga automjeti pa lëndime.
Edhe pse zjarrfikëset kanë shkuar në vendngajrje dhe kanë bërë shuarjen e flakëve, mjeti është shkumbuar plotësisht. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrikë në automjet.
Ne foto pamje nga LLogarja
Sondazh
Poll