Hapësire reklamuese

Politikë

Pamje magjike nga qyteti i gurtë, Gjirokastra, një nga destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë bën 16 vite në UNESCO

Shkruar nga Newsbomb
Pamje magjike nga qyteti i gurtë, Gjirokastra, një nga destinacionet

Gjirokastra, e njohur dhe si qyteti i gurtë, është një ndër destinacionet turistike më të kërkuara të Shqipërisë. Ajo vizitohet nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj, pothuajse në çdo stinë të vitit.

Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar disa pamje të këtij qyteti, të cilat i cilëson magjike. Ai shkruan se ky vit shënon 16 vjetorin e hyrjes së Gjirokastrës në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

“Gjirokastra me këtë pamje sa magjike dhe aq edhe të vërtetë, në 16 vjetorin e hyrjes në trashëgiminë botërore që me punë intensive e nxorrëm nga lista e zezë e UNESCO-s e nga pluhuri rrënues i harresës, duke e kthyer hap pas hapi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.