Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE HORROR/ Të sëmurët në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, të shtrirë në oborr e në kushte çnjerëzore

Shkruar nga Newsbomb

Emisioni "Piranjat" në Syri Tv sjell pamje tronditëse nga ajo që ndodh brenda Spitalit Psikiatrik të Vlorës. Kushte skandaloze përtej të imagjinueshmes dhe ambiente aspak të denja, jo vetëm për të sëmurët por për çdo qenie njerëzore.

Vetë mjekë që punojnë në spital kanë denoncuar gjendjen e frikshme në të cilën ndodhet ky spital dhe trajtimin çnjerëzor të pacientëve.

Te semuret ne Spitalin Psikiatrik te Vlores Te semuret ne Spitalin Psikiatrik te Vlores

"Pacientët po trajtohen si kafshë. Qëndrojnë 51 persona në një ambient që është për 15 veta. Nuk ka kushtet më minimale për të qëndruar. Është vetëm një dush funksional për 51 persona. Nuk ka shampo, lahen vetëm me sapun. Futen si bagëtitë brenda të gjithë lakuriq.

Të sëmurëve duhet t’u respektohet dinjiteti i tyre njerëzor. Ushqimi është skandaloz nuk u jepet as kafshëve. U përzihet supa, sallata në një pjatë. Nuk ka batanije dhe veshmbathje. Kanë plasur dhe suicidet (vetëvrasjet) nuk merret asnjë masë", është shprehur një nga mjeket për "Piranjat".

Te semuret ne Spitalin Psikiatrik te Vlores Te semuret ne Spitalin Psikiatrik te Vlores

Pas këtij denoncimi, gazetarja Kamila Xhakaj arriti të futet vetë brenda ambiente Spitalit Psikiatrik të Vlorës dhe pamjet janë shokuese.

Të sëmurët që janë pa kushtet minimale të jetesës. Muret e rënë nga myku, veshmbathjet mungojnë dhe dushet nuk funksionojnë. Të sëmurët duket sikur i përkasin një kohe të lënë pas që nga kampet e përqendrimit të nazistëve.

Të drejtat e pamjeve nga emisioni Piranjat/ © Credits facebook.com/Piranjatvshow

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese