Hapësire reklamuese

Aktualitet

PAMJE/ Hapen dy gropa të mëdha në Shijak, groposen mijëra pula të ngordhura nga gripi i shpendëve

Shkruar nga Newsbomb

Mijëra pula të ngordhura nga gripi i shpendëve janë groposur ditën e sotme.

Mësohet se në Shijak janë hapur 2 gropa, në një zonë e cila ndodhet larg zonave të banuara .

Zëvendës-ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci më herët në një deklaratë për mediat njoftoi se pulat e ngordhura ishin groposur, por pa thënë emrin.

“Të gjithë shpendët janë groposur. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari. Thirrje të gjithë fermerëve që në rast dyshimi për shpendët duhet të kontaktojnë me numrin jeshil të autoritetit kombëtar të vetenarisë” tha Gjeci.

Kujtojmë që prej disa ditësh gripi i shpendëve po bën “kërdinë” në pularitë e Durrësit, ku thuhet se kanë ngordhur rreth 1 milionë pula.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.