Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Pamje filmash, shihni si është brenda plantacioneve të kanabisit me vlerë 28 MILIONË euro të kapura në Greqi, punonin shqiptarët dhe indianët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia greke ka finalizuar një operacion kombëtar duke goditur një bandë që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kanabis Sativa. Është pikasur një hapësirë gjigande toke me disa plantacione, sera kanabisi në Anavyssos, Greqi.

Gjatë këtij operacioni u kapën 24 persona, ndërsa sekuestrime u bënë edhe në qytete të tjera. Mediat greke raportojnë se deri tani janë sekuestruar 28 mijë fidanë kanabis, ndërsa nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 28 milionë eurove.

Grupi ishte krijuar nga 5 persona me kombësi greke dhe se nën kamuflimin e një kompanie të licencuar industriale për rritjen e kanabisit, po kultivonin një numër të madh të fidanëve. Ndër të arrestuarit ishin dhe punëtorë shqiptarë apo indianë të punësuar ilegalisht, shkruan “Kathimerini”.

Në të njëjtën kohë, sipas një njoftimi të Policisë Greke, u kryen kontrolle në shtëpi dhe depo në Heraklion dhe Atikë, ku midis të tjerave u gjetën dhe konfiskuan: armë të llojeve të ndryshme, fishekë, thika, dylbi, 63,290 euro dhe 10,259 dollarë, pajisje dhe radio ushtarake, etj.

armet

Më shumë

spot_img
spot_img