
Një stuhi dëbore ka goditur qytetin Hopa në Turqi, ndërsa videot e këtij momenti janë shpërndarë në internet dhe kanë bërë xhiron e botës.
Pamjet ishin të mrekullueshme, por të frikshme, teksa stuhia vinte nga thellësia e Detit të Zi.
Video është xhiruar nga një banor i qytetit, i cili e ka shpërndarë në rrjete sociale.