Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.6kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
16 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

PAMJE DRAMATIKE / Uragani më i rrezikshëm në histori, “Ian” mbërrin në Florida, zyrtarët japin alarmin: Evakuohuni, shpëtoni jetën!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Uragani “Ian” është fuqizuar duke arritur “Kategorinë 4”, teksa po i drejtohet shtetit Floridës këtë të mërkurë.

Me një shpejtësi të erërave që variojnë në rreth 155 km/h, të dhëna të regjistruara në orën 08:00 mëngjesit, këtë të murkurë, ky uragan është vetëm 2 km/h larg të qenit i Kategorisë së 5-të, që është edhe kategoria më e rrezikshme për klasifikimin e uraganëve.

Qendra Kombëtare e Uraganëve ka paralajmëruar për një stuhi vdekjeprurëse, erë katastrofike dhe përmbytje në gadishullin e Floridës, ndërsa miliona banorë janë evakuar.

Nuk është ende e qartë ku uragani “Ian” do të ketë epiqendrën, por guvernatori Ron DeSamtis tha më herët këtë të mërkurë se gjurmuesit e motit tregojnë se uragani do të godasë qytetin e Charlotte, ndërsa paralajmëroi banorët që tashmë është shumë vonë për të evakuar zonën.

Në total, aieroporti i Floridës anuloi më shumë se 1 mijë fluturime gjatë ditës së sotme.

Më shumë




spot_img








spot_img