Pamje APOKALIPTIKE në SHBA, vandalët shkatërrojnë dyqanin e BENZ-it dhe i vënë flakën makinave luksoze (VIDEO)

Publikuar tek: bota, më 16:39 01-06-2020 Pamje APOKALIPTIKE në SHBA, vandalët shkatërrojnë dyqanin e BENZ-it dhe i vënë flakën makinave luksoze (VIDEO) Pamje nga vendngjarja

Ajo çka po ndodh momentalishtë në SHBA është krejtësisht e papranueshme, ku çdo gjë ka dalë jashtë kontrollit dhe situata po përkeqësohet.

Protestuesit nga paqësorë u kthyen shumë shpejt në të dhunshëm, e tani mund të quhen me plot gojën vandalë. Kauza kundër racizmit po trajtohet në mënyrën e gabuar, që me siguri dhe vetë Xhorxh Flojd nuk do e dëshironte.

Makina policie të shkatërruara e më pas të djegura, stacione policie në flakë, dyqane dhe biznese që duken sikur janë goditur nga avionë luftarakë. Çdo gjë në kaos.

Pas shkatërrimit vandal dhe grabitjes që iu bë dyqaneve luksoze të Luis Viton dhe Guçi, protestuesit janë ndaluar së fundmi në ambjentet e Mercedez Benz.

Një video e publikuar nga media ndërkombëtare ABC news, shihet qartë që një grup protestuesish me ngjyrë kanë thyrë xhamat e dyqanit të Benz, dhe i kanë vënë flakën makinave. Kanë hapur dyert e tyre me shpresën se do të gjenin diçka për të grabitur, por jo. E kësisoj, janë mjaftuar me shkatërrimin dhe djegien e tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096750259399414
array(1) { ["section"]=> string(114) "pamje-apokaliptike-ne-shba-vandalet-shkaterrojne-dyqanin-e-benz-it-dhe-i-vene-flaken-makinave-luksoze-video-208654" }