Pamje alarmuese, Tritan Kalo i shqetësuar për shtimin e rasteve me Covid te personat nën 35 vjeç, publikon fotot e mushkërive të tyre

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 04-07-2020 Pamje alarmuese, Tritan Kalo i shqetësuar për shtimin e rasteve me Covid te personat nën 35 vjeç, publikon fotot e mushkërive të tyre Fotomontazh

Mjeku i njohur Tritan Kalo së fundmi shprehet tejet i shqetësuar për situatën në vend, pasi ka vënë re një shtim të rasteve me Covid-19 tek të rinjtë nën 35 vjeç.

Përmes një shënimi në facebook, Kalo ka treguar rutitën e tij si mjek dhe sakrificën që bën çdo bluzë e bardhë në këto kohë Kovidiane që po jetojmë.

Duke shpërndarë fotot e mushkërive të dy prej të infektuarve nën 35 vjeç, Kalo thotë se ato pamje janë alarmuese, dhe bën apel për çdo njeri, pa dallim gjinie, moshe apo krahine, që të ruajë veten dhe të tjerët, duke respektuar masat thelbësore, kundër përhapjes së virusit.

mushkri.jpg

Reagimi i plotë i Kalos

KOHË KOVIDIANE…4.07.2020…Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010492086410522
array(1) { ["section"]=> string(138) "pamje-alarmuese-tritan-kalo-i-shqetesuar-per-shtimin-e-rasteve-me-covid-te-personat-nen-35-vjec-publikon-fotot-e-mushkerive-te-tyre-212851" }