Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
42 %
7.7kmh
0 %
Sht
28 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Paloka ‘sulmon’ Ramën për situatën e përmbytjeve: Mos bëj gaztorin, por ndihmo familjet në nevojë! Projektet 3D nuk u çojnë atyre ushqim në banesa…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

276f91f780bc1d01509204e1d74b5e1d

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka, ka sulmuar përmes një shënimi në rrjete sociale, kryeministrin e vendit Edi Rama.

Paloka thotë se ka ardhur koha që Rama të lërë batutat dhe t’i vijë në ndihmë familjeve në nevojë që janë prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Sipas Palokës, asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet.

Shënimi i Palokës

Sot nuk është dita që kryeministri të bëjë gaztorin si zakonisht, por t’u vijë në ndihmë banorëve që janë izoluar, janë në vështirësi ekonomike apo kanë humbur gjithçka kishin, të mbjella dhe ushqim për bagëtinë nga përmbytjet. Për 8 vjet shqiptarët kanë provuar në kurrizin e tyre mashtrimet dhe gënjeshtrat e Edi Ramës që përballë varfërisë dhe pamundësisë në rritje të shqiptarëve ka prodhuar vetëm propagandë. Asnjë projekt në 3D nuk largon dot ujin nga shtëpitë dhe tokat e pëmbytura, nuk siguron ushqim për familjet në vështirësi apo kalimin në rrugët e shkatërruara nga përmbytjet. Ecejaket e Edi Ramës në zonat e përmbytura me cirkun shëtitës të propagandës nuk ndihmojnë askënd që sot ka nevojë për ndihmë dhe jo për batuta bajate.

Më shumë

spot_img
spot_img