Edi Paloka, nënkryetari i Parlamentit ka sulmuar ashpër në fjalën e tij në Kuvend kryeministrin Edi Rama. Paloka nuk ka “kursyer” as ndërkombëtarët duke pohuar se edhe ata i “turbulloi tymi i hashashit”.
Sipas Palokës kryeministri nuk ka një pogram qeverisës dhe asnjëherë s’e ka patur pasi s’i është dashur.
“Foli për allatet e kalit të Skënderbeut por vetëm program nuk përmendi kush.
Kolegët e LSI veç disa dozave ironie, nuk morën përgjigje dhe s’di a prisnin përgjigje. Program nuk ka, Rama as ka patur se as nuk i është dashur dhe as nuk do i duhet një i tillë, s’ka nevojë për programe për votën e shqiptarëve.
S’e bëri në 2013-ën dhe fitoi, edhe në 2017-ën madje më thëll siç na kishte parlajmëruar, është absurde në fakt që sa më shumë skandale aq më shumë vota.
Rama kishte një plan dhe e realizoi me sukses të plotë, fillimisht ministër, pastaj kryetar bashkie e tani kryeministër. Plani që filloi me një pallat, e ka vazhduar me koncensione tendera e parcela kanabisi tymi i të cilit nuk zuri vetëm shqiptarët por turbulloi edhe mendjet e ndërkombëtarëve”, tha Paloka.