Hapësire reklamuese

Aktualitet

Paloka: Rama i gatshëm t'i vërë zjarrin Shqipërisë për pushtetin personal

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti i PD, Edi Paloka ka dalë në një deklaratë për shtyp nga selia blu.

Ai është shprehur se për pushtetin personal dhe për pasurinë e tij të paligjshme, kryeministri Rama po tregon se është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë.

Sipas Palokës, Rama dhe banda e tij po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin, i cili është i shkruar në fletoren zyrtare.

Paloka i bën thirrje qytetarëve të bashkohën ditën e premte në orën 20:00, në protestën kombëtare të PD.

Deklarata e plotë:

Për pushtetin personal dhe për pasurinë e tij të paligjshme, Edi Rama po tregon se është i gatshëm t’i vërë zjarrin Shqipërisë, të nxisë konfliktin civil dhe vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Edi Rama dhe banda e tij, në paligjshmëri të plotë, po arrestojnë qytetarët për arsyen e vetme se ata po zbatojnë ligjin. Ky ligj është botuar në fletoren zyrtare nga vetë qeveria dhe është akti i vetëm në fuqi për zgjedhjet.

Duke përdorur mjetet represive të goditjes së qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, Edi Rama po mbron karrigen e blerë në bashkëpunim me krimin e organizuar dhe bandat në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është arsyeja përse Edi Rama dhe Sandër Lleshaj po e përdorin sot policinë si bandë kundër popullit, në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të ligjit dhe të dekretit të Presidentit që ka shfuqizuar 30 Qershorin.

Krim, kryen kushdo që refuzon apo ndalon zbatimin e ligjit, në rastin konkret, Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe policët që sillen si banditë me uniformë.

Kjo i bën ata zyrtarisht dhe ligjërisht një bandë të armatosur, pa ligj e pa ligjshmëri.

Qytetarët duhet ta dinë se çdo akt dhe thirrje për 30 Qershorin e Edi Ramës dhe i Sandër Lleshaj është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Edi Rama është i vetmi I interesuar për dhunë dhe përplasje icivle, sepse tani ai ka dalë zbuluar përpara qyetarëve dhe gjithë botës. Por plani i tij për përplasje dhe  konfilkt civil në Shqipëri, do të dështojë.

Dhuna dhe kërcënimët e paligjshme ndaj popullit nuk bëjnë asgjë tjetër veçse japin alarmin e menjëhershëm që çdo qytetar të jetë në këmbë për mbrojtjen e demokracisë, rendit kushtetues, lirive dhe të drejtave të tyre. 

Me këtë kushtrim dhe të vendosur për kauzën tonë, ne do të jemi të gjithë bashkë të premten në orën 20.00, në protestën kombëtare dhe qytetare për Shqipërinë si gjithë Europa.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll