Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Paloka i prerë: S’qeverisim me Ramën sikur të rrimë gjithë jetën në opozitë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kanë mbetur vetëm gjashtë ditë nga 25 prilli, ndërkohë që drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Edi Paloka është i bindur se strategjia e LSI për rë garuar me listë më vete do të sjellë sukses.

I ftuar në RTV Ora, Paloka mohon i prerë mundësinë e një bashkëqeverisjeje me Ramën, që siç tha ai “nuk do të ndodhë edhe sikur PD të qëndrojë gjithë jetën në opozitë”. I pari në listën e Durrësit u tregua optimist kur tha se opozita e bashkuar do të marrë mbi 80 mandate në të gjithë vendin.

Pyetje: Si e lexoni ftesën e kryeministrit Rama për bashkëqeverisje

Edi Paloka: Rama është në moment dëshpërimi. E bërë këtë lojë në 2017, por duke parë frymën kundër tij. Synimi ynë nuk është vetëm largimi i Ramës, thjesht një rotacion por ndryshimi i vërtetë që kërkojnë shqiptarët. Rama është në momente dëshpërimi, nuk është mësuar të rrijë pa pushtet. Përveç kësaj e di se me gjithë zullumet që ka bërë e ardhmja për të është shumë e zezë në Shqipëri.

Pyetje: A mos është përpjekje për diversion?

Edi Paloka: Nëse do të ishte e tillë do të ishte bajate, e dalë boje. Nuk ka shqiptar më që ta besojë këtë.

Pyetje: Nëse do të ketë një rezultat i ngushtë siç analizohet nga sondazhet, sërish nuk do ta merrni  në konsideratë një ftesë të tillë?

Edi Paloka: 
Absolutisht. Sikur ta dimë që do të rrimë gjithë jetën në opozitë me Ramën është absurde. Për fat të mirë ky opsion në këto zgjedhje përjashtohet, pra dalja me një rezultat të ngushtë. Opozita e bashkuar do të jetë në pushtet dhe ju garantoj që do të jetë me mbi 80 mandate.  Nuk janë fjalë as për propagandë e as për ti dhënë frymëzim ditëve të fundit.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img