Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edi Paloka komentoi mbrëmjen e sotme deklaratën e ambasadores së SHBA Yuri Kim, në lidhje me kandidatët që sponsorizohen nga individë të shpallur non grata.
Paloka u shpreh në një intervistë për “ABC News” se në çdo vend tjetër do të kishte një reagim për deklaratën e ambasadores, madje deri në shpalljen “non grata” të saj.
“Mbështetja për Bashën është thjesht një mbështetje indirekte për Ramën. Duke mbështetur Bashën si kryetar opozite ambasadorja dhe Soros mbështesin direkt Ramën. Basha u duhet të jetë aty për të mbajtur në pushtet Ramën. Unë mendoj se gjithë kjo kohë, gjithë kjo periudhë organizimi i Kuvendit për Rithemelimin e kanë dhënë përgjigjen për këtë pikë. Ne e duam Amerikën jo si nocion jo si pozitë gjeografike. Kur merr pozicione të tilla shqiptarët i konceptojnë gjërat. Ne kemi kërkuar na jepni prova për këto që akuzon zoti Berisha. Ky është rasti i fundit kur shqiptarëve u thuhet votoni ato që themi ne jo ato që doni ju. Në poza dashurie me ta që të tregohen marrëdhëniet që ka me këtë qeveri.
Si mund t’u thuash demokratëve mos votoni një njeri që e keni zgjedhur vetë. Çfarë iu thua shqiptarëve të votojnë kandidatët e Edi Ramës. I bëjmë thirrje të ruajë pozicionin e saj.
Dikur ajo shprehej se ka disa njerëz që përpiqen të prishin marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA por sot ajo jeni ju zonja ambasadore. Mos harrojmë janë demokratët ata që nga dita e parë e pluralizmit në Shqipëri janë shprehur se janë adhuruesit e SHBA. Një sjellje e një ambasadori të huaj në një vend tjetër nuk do kalonte pa reagim. Do kërkohej edhe shpallja non grata e ambasadorit. Ne jemi njerëzit më pro amerikanë të këtij vendi”, tha Paloka.
Ambasadorja Yuri Kim iu drejtua sot kandidatëve për zgjedhjet e 6 Marsit të dalë nga “shtëpia e lirisë” se çfarë do ju thonë qytetarëve kur “sponsori” i tyre është një person non-grata.