Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Paloka i përgjigjet Ramës pas ironisë që i bëri programit të PD: Ne i rritëm pensionet me 67%, Rama vetëm 18%, ai s’mund të zgjidhë asgjë

Shkruar nga Newsbomb
Rama - Paloka

Ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kryeministrit Rama pas ironisë së këtij të fundit lidhur me programin ekonomik të partisë së tij.

Paloka thotë me anë të një shënimi në facebook se në kohën e PD pensionet u rritën me 67% ndërsa Rama i ka rritur vetëm me 18%, duke vjedhur 7 miliardë lekë në 8 vite.

Shënimi i plotë

Rama paska “ironizuar” programin e PD nga Durresi!

Sa per kujtese, gjate qeverisjes së PD-së, pensionet u rritën 67%. Gjatë qeverisjes së PS-së, pensionet u rritën vetēm me 18%, edhe pse Rama rriti taksat.

Pas 8 vitesh dështimesh dhe 7 miliard dollareve te vjedhur, Rama vazhdon ende me perrallat e tij per ate se çfarë do të bëjë.

Pas 8 vitesh dështimesh, Rama nuk mund të zgjidhë asgjë.

Ne mundemi.

Në 25 Prill vetem ne sjellim ndryshimin - Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll