Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
4.1kmh
0 %
Die
28 °
Hën
33 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Paloka i bindur për rezultatin në Durrës: Minimalisht fitojmë 8 me 6, çdo formulë dhe aritmetikë na i jep këtë rezultat

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5eb54510b33a19059361f05432e2c06b

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe drejtuesi politik i kësaj force politike në qarkun e Durrësit, Edi Paloka, është shprehur i bindur se PD do të marrë 8 mandate në Durrës.

Ai u shpreh se 80% e shqiptarëve kanë mllef ndaj kësaj qeverie, pasi vijnë nga 8 vite shumë të vështirë, ndërsa shtoi se çdo formulë i jep opozitës së bashkuar 8 mandate.

“Në 2017-ën është e vërtetë që patëm një rezultat jo atë që prisnim. Por nga ana tjetër, 2017-a, unë e kam thënë gjithmonë, nuk ka asnjë element të një procesi normal zgjedhor. Pa diskutuar për dosjet e famshme që tashmë janë bërë të njohura botërisht. Por edhe pjesë të tjera të elementit të procesit zgjedhor ishin inekzistente. Vetë ne, për të qenë i sinqertë, ishim gati gati jashtë loje për shumë arsye. Ju e mbani mend ne na mbetën vetëm tre javë për fushatë se sa dolëm nga çadra pas të famshmes marrëveshje me Ramën. Pra, ishin shumë faktorë që sollën atë rezultat për Partinë Demokratike. Nuk është rezultat real. Madje edhe në shifra po ti hysh rezulton se nuk është rezultati real ai. Sepse PS ka marrë në atë kohë, me të gjitha këto, manipulime, me gjithçka bëri, ka marrë 73 mijë vota nga 150 mijë votues. Me aritmetikë të thjeshtë i bie, 150 mijë votues, duhet të merrte 7 mandate. Madje më poshtë se 7 mandate. Ndërkohë mori 8 mandate. Pra është ajo çarja e opozitës në atë kohë, partitë që garuan veç e veç. Me vota, as ato mandate nuk i ka marrë.

Ka një mllef ndaj kësaj qeverie në 80% të shqiptarëve, gjë që reflektohet edhe në qarkun e Durrësit, ndërkohë kemi një Ramë të lodhur, të vjetër, të plakur që në 8 vite vetëm ka mashtruar dhe ka vjedhur. Nuk ka bërë asgjë tjetër. Dhe përballë një opozitë që vjen pas një 8 vjeçari vërtetë të vështirë por që ka bërë jo vetëm detyrën e saj si opozitë por sot vjen si një e vetme, e bashkuar, në koalicion me të gjitha partitë që kanë një farë peshe në elektorat. Në këto kushte, nuk ka aritmetikë që ta nxjerrë rezultatin më poshtë se 8 me 6 për Opozitën, minimalisht. Pra, minimalisht, ne si opozitë pretendojmë të marrim 8 mandate. Dhe çdo logjikë, çdo formulë, edhe aritmetike këtë e jep në tryezë”, tha Paloka në Ora News.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img