Hapësire reklamuese

Politikë

Paloka e thotë troç: Basha i detyrohet gjithçka Berishës, e bëri 3 herë ministër, mua vetëm deputet!

Shkruar nga Newsbomb
Paloka e thotë troç: Basha i detyrohet gjithçka

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka shprehur qëndrimet e tij, lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Ai deklaroi në një intervistë në “News24” se Kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë karrierë politike falë mbështetjes së Sali Berishës, i cili e bëri 3 herë ministër, kryetar bashkie dhe kryetar partie. Ai i kërkoi kryedemokratit që të bëjë dekalarata serioze dhe të mos shprehet se “nuk e ka njohur Berishën”.

“Karrierën e tij, ku u bë deputet, 3 herë ministër dhe kryetar partie dhe kryetar bashkie, ia dedikon Berishës, Basha i detyrohet nga A-ja tek Zh-ja Sali Berishës. Nuk mund të thuash sot që nuk ka njohur se ka qenë më i afërt me të, mua vetëm deputet më bëri.

I kërkoj të bëjë deklarata serioze dhe jo atë që tha se fitova në 2013 se përjashtova Berishën. Sot ia të paska detyruar që të marrësh këtë vendim?”, u shpreh Paloka.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.