Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Palmer mesazh Kurtit për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer thotë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumice serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë.

Ai tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar Kushtetutën e saj.

“Miroslav Lajçak dhe ekipi i tij i BE’së do të thonë se marrëveshja do të jetë ligj për të dy palët dhe duhet të zbatohet”, thotë Palmer.

“Përmes marrëveshjes së Berlinit dhe BE janë arritur marrëveshje që duhet të zbatohen dhe të arrihet marrëveshje shtesë që do ua hapin rrugën. Nëse të gjithë e kuptojnë se luftojnë për raport normal i cili do ua hapë rrugën drejt BE’së, edhe për Serbinë edhe për Kosovën, ekziston hapësirë për kompromis dhe progres’, shtoi ai.

“Kosova i pranoi obligimet ndaj pakicës serbe dhe patjetër t’i plotësojë’ tha ai për RTV21.

Palmer tha se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatoj duke respektuar Kushtetutën e saj.

‘Ekzistojnë mekanizma përmes të cilëve Kosova mund të zgjidh këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vetë.

Më shumë

spot_img
spot_img