Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
37 %
1kmh
0 %
Enj
20 °
Pre
19 °
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
E enjte, 23 Mars, 2023

“Pallati i mallkuar” në Tiranë, 5 të vdekur në tre vite

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme u raportua për një 13 vjeçar që gjeti vdekjen pasi ishte rrëzuar nga ballkoni i një pallati në zonën e “Fushës së Aviacionit” në Tiranë.

Por, sipas Report Tv, kjo nuk është vdekja e vetme te ky pallat, pasi vetëm në tre vitet fundit janë regjistruar pesë të tilla.

Një fëmijë tjetër ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar në gropën e ashensorit brenda këtij pallati, ndërsa një 19 vjeçar u rrëzua kur ishte duke rregulluar antenën në ballkon.

Banorët deklarojnë gjithashtu se aty fillimisht ka vdekur një punëtor i cili ka rënë nga skela e më pas një grua ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Të gjitha këto ngjarje janë konsideruar aksidentale nga policia dhe hetimet janë mbyllur. 

Më shumë