Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pallati i Brigadave jepet me koncesion për 20 vite, fituesi ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera

Shkruar nga Newsbomb

Qeveria shqiptare ka botuar në fletoren zyrtare planin e restaurimit të Pallatit të Brigadave. Një grup ekspertësh do të marrin pjesë në restaurimin e tij, të cilët e njohin këtë monument sipas qeverisë, dhe afati i kontratës do të jetë 20 vite, me të drejtë rinovimi.

Referuar dokumentit theksohet se partneritet do të zgjasë 20 vite, por sipas ligjit “Për trashëgimin kulturore dhe Muzetë” kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, dhe koncesionari ka të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera.

Në plan-projekt citohet se kjo pronë do t’i mbesë shtetit dhe vetë Ministria e Kulturës do të garantojë që menaxhimi me investitorë strategjikë, me qëllim promovimin për grumbullimin e të ardhurave, të zbatohet pa cenuar hapësirën dhe vlerat e tij.

Ansambli i ri do të ketë edhe funksion akomodues për personalitete shqiptare dhe të huaja, të cilët vijnë për vizitë në vendin tonë. Sipas qeverisë, vënia në zbatim e kësaj nisme do të bëhet përmes një partneriteti të quajtur PMI (Plan Menaxhimi i Integruar), pjesë e të cilit do të jenë një grup ekspertësh të fushave të ndryshme, që e njohin këtë monument.

Ky plan është i njëjtë me atë të “Parkut të Butrintit”, i cili u dha me koncesion për 10 vite. E gjitha konsiston në të njëjtët pika dhe proceduara.

LIGJI Nr. 27/2018 PËR TRASHËGIMINË KULTURORE DHE MUZETË Neni 186 KONTRATA E RIJETËZIMIT

  1. Kontrata e rijetëzimit nuk mund të ndryshojë regjimet për ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerës kulturore të paluajtshme që është objekt i saj, siç është përcaktuar në përputhje me këtë ligj.
  2. Kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të kontratës së rijetëzimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  3. Në rast se subjekti kërkues do të ndërtojë infrastrukturën përkatëse, ndërtesa dhe instalime ndihmëse në zonat e lira të zbulimeve arkeologjike brenda zonës së mbështetur, kontrata duhet të përcaktojë kushtet teknike për ndërtimin e kësaj infrastrukture.
  4. Përpara nënshkrimit të kontratës, subjekti fitues duhet të garantojë zbatimin e saj, nëpërmjet depozitimit, në favor të autoritetit të procedurës, të garancisë bankare të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë, në vlerën prej 5 për qind të projektit.
  5. Kontrata e rijetëzimi lidhet për një kohëzgjatje deri në 20 vjet, me të drejtë rinovimi vetëm një herë, nëse subjekti ka përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet kontraktuese, në bazë të raportit të Inspektoratit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
  6. Funksionet e ruajtjes, të mbrojtjes, kontrollit teknik, inspektimit dhe mbikëqyrjes së pasurive të dhëna në rijetëzim ushtrohen në përputhje me këtë ligj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.