Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Pallati i Begos” te Unaza e Re, PD katër pyetje për Ramën dhe Veliajn: Bëjnë sikur s'kuptojnë

Shkruar nga Newsbomb

Partia Demokratike i drejton katër pyetje kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ministrit të Financave Arben Ahmetaj, lidhur me akuzat për ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës për ti hapur rrugë ndërtimit të një pallati shumëkatësh nga Edmond Bego.

PD thotë se Rama, Veliaj e Ahmetaj “bëjnë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re”.

Reagimi i plotë:

Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

E vërteta, e bazuar në dokumenta është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista.

E vërteta është se privatizimi i zonës së ish Serave është bërë me firmën e Arben Ahmetajt.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve:

Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?

A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?

A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bega pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?

A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?

Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll