Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
3.6kmh
0 %
Mar
17 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Pallatet e braktisur nga Investitori, Lame ndan lejet e legalizimit (REZULTATET E DERITANISHME)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

331c48f6c39567276c7ce75a72f7cc03

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame i shoqëruar nga deputetja e zonës Vasilika Hysi, drejtori i Kadastrës Tirana Jug Mariglen Disha kanë ndarë lejet e legalizimit te nje pallati ne Njesinë Bashkiake nr.2.

Lame pasi bëri një rezume të të gjithë punës për legalizimin e pallateve ne rang republike rithkesoi se për të legalizuar nje pallat te braktisur nga investitori duhet te bëhen te gjithe banorët bashke për t’ia dalë.

PALLATET E BRAKTISUR NGA INVESTITORI

Pas reformës së legalizimeve masive, reforma e legalizimit të pallateve të braktisura, është reforma e dytë e madhe në fushën e formalizimit të pronës private në Shqipëri. Ky proces, i filluar që në vfitin 2006, dhe i kaluar herë tek qeveria qëndrore e herë tek bashkitë, praktikisht shfaqej i dështuar tërësisht deri në vitin 2017. Në atë vit (2017), Qeveria ia kaloi këtë proces ALUIZNI-t nga ku vjet e vijoi ASHK-ja.

Rezultatet janë këto:

  • 381 pallate të formalizuar, ose:
  • 663.000 m2 sipërfaqe e formalizuar, nga të cilat:
  • 200.000 m2 banim.
  • 000 m2 shërbime.

Rreth 14.000 familje dhe rreth 1200 aktivitete ekonomike dhe shërbimi. Me këto shifra në dy vjet punë, mund të themi pa frikë se kjo është një histori suksesi.

 

OBJEKTE

Objekte të formalizuar në emër të investitorit

335

Objekte të formalizuar në emër të banorëve

46

Objekte të formalizuar gjithsej

381

Nga këto 381 pallate, 46 janë mundësuar falë organizimit të vetë banorëve.

Por edhe tek pallatet e tjera banorët kanë pasur një rol të rendësishëm. E gjitha kjo është një arsye më tepër, për të kuptuar që ky proces mund të vijojë vetëm falë bashkëpunimit Kadastër – banorë – investitorë.

DREJTORIA

OBJEKTE TE LEGALIZUAR

SIPERFAQE në m2

BERAT

1

10064

DIBER

1

1718

DURRES

41

93249

ELBASAN

7

50299

FIER

13

73741

GJIROKASTER

3

13063

KAVAJE

7

23828

KORÇE

3

15132

POGRADEC

8

47294

LEZHE

4

14276

SARANDE

66

206769

SHKODER

1

13872

TIRANA (4 drejtori)

185

932605

KAMËZ-VORE

1

1019

VLORE

31

15450

Z. STIMULUARA

9

21073

TOTALI

381

1663404

TABELA E SUBJEKTEVE TE TRAJTUARA SIPAS VKM 19/2017

Pallati më i vjetër i trajtuar me VKM e vitit 2017, është ndërtuar që në vitin 1996.

Rol në procesin e mobilizimit të investitorëve, luajti edhe shpallja e “listës së zezë” me subjekte problematikë. Kujtojmë këtu se, për këto subjekte nga ana jonë ju kërkua Bashkive të mos vijonin me dhënien e lejeve të reja të ndërtimit, pa përfunduar më pare procedurat e formalizimit për pallatet e ndërtuara prej tyre.

Procesi i legalizimit të pallateve ka meritën të jetë proces tërësisht i pastër nga risqet e korrupsionit.

118507026_1980269832109569_7460361535221055399_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img