Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
37 °
Pre
37 °
Sht
35 °
Die
35 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Plagosja e Ergys Likajt në Vlorë, policia zbardh ngjarjen: Identifikohet dhe shpallet në kërkim 18 vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme në Vlorë, ku u plagos me armë zjarri 39 vjeçari Ergys Likaj.

Bëhet me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, 18 vjeçari Ersilio Mata, i cili akuzohet për veprta penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Uji i Ftohtë” ku u plagos me armë zjarri një 39-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori  i dyshuar i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u plagos me armë zjarri shtetasi E. L.

Bazuar në provat e grumbulluar u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. M., 18 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të metejshme.

LEXO EDHE:Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, një person është plagosur (EMRI)

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img