Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Palestina reagon ashpër për ambasadën e Kosovës në Jeruzalem: Keni bërë shkelje!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fcea582315671b894024d51bc9d94bd4

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës ka reaguar ashpër pas marrëveshjes që nënshkroi Kosova me Izraelin, për njohjen reciproke dhe për të hapur ambasadën e Kosovës në Jeruzalem.

Sipas agjencisë së lajmeve Ëafa, Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës u shpreh se ky vendim i Kosovës dëmton përpjekjet e kësaj të fundit për njohje nga vendet e tjera të botës, ndërkohë ajo i bën thirrje Kosovës që të anulojë vendimin për hapjen e ambasadës në Jerusalem.

Ministria e Jashtme i bëri thirrje Kosovës të rishikojë shpejt këtë hap dhe ta korrigjojë këtë veprim të gabuar nëse dëshiron të japë një shembull të angazhimit të saj për ligjshmërinë ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare.

“Marrëveshja që Kosova e nënshkroi me fuqinë okupuese (Izraelin) dhe deklarimi i synimit të saj për ta hapur ambasadën në Jerusalemin e okupuar është një hap që bie ndesh me gjithçka që Kosova po përpiqet të bëjë për ta bindur botën ta njohë atë.

Kjo na tregoi, si shtet i Palestinës, dhe grup arab dhe islamik, se ajo [Kosova] e ka injoruar ligjin ndërkombëtar, legjitimitetin ndërkombëtar dhe rezolutat e saj dhe kanë bërë shkelje të qartë dhe haptazi, gjë që do ta bënte të vështirë për çdo vend të mendonte ta njihte atë”, tha Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img