Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Pala greke mbyll doganën e Kapshticës për pushimin e drekës, qindra shqiptarë mbi 2 orë presin në 40 gradë temperaturë

Shkruar nga Newsbomb

Vijojnë pakënaqësitë dhe problematikat në kufirin shqiptaro-grek, sa i takon lëvizjes së ndërsjelltë mes dy vendeve.

Në Kapshticë, pala greke ka mbyllur sportelet e doganës me pretekstin se janë në pushim dreke, por kjo situatë ka mbi 2 orë që zgjat. Siç shihet edhe në foto, radhë e gjatë makinash është krijuar.

Aty ka më shumë, madje edhe autobusa që mbajnë minimumi 40 persona. Janë qindra shqiptarë që kanë mbi 2 orë që presin në radhë në temperaturë të lartë në këto ditë “nxehti afrikan”.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo, pasi shumë herë është denoncuar indiferenca dhe mospërfillja e palës greke ndaj shqiptarëve, që prej vitesh vuajnë në doganat greke.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll