Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pakoja e dyshimtë në Shkodër, RENEA bën shpërthim të kontrolluar: Tritoli ishte nën makinën e drejtoreshës së shëndetit (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Efektivët e Forcave Speciale RENEA kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë që u gjet në lagjen "Vojo Kushi” në Shkodër. Ka rezultuar se ajo përmbante lëndë plasëse tritol dhe ishte vendosur nën mjetin e Suida Kukës, drejtoreshë e Kujdesit Shëndetësor.

Fatmirësisht, pakoja e dyshimtë është evidentuar në kohë dhe atentati me tritol ka dështuar. Nuk dihet nëse drejtoresha e Kujdesit Shëndetësor ka pasur ndonjë problem ditët e fundit dhe nëse sasia e tritolit ka lidhje me detyrën e saj.

"Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”,  Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton Policia.


Newsbomb.al mëson se ka qenë një person ende i paidentifikuar që ka njoftuar sallën operative për pakon e dyshimtë pranë makinës së drejtoreshës së Operatorit të Kujdesit Shëndetësor. Kur efektivët kanë shkuar në vendngjarje, ata kanë konstatuar pakon dhe kanë rrethuar zonën.

Menjëherë janë njoftuar forcat xheniere që janë nisur nga Tirana dhe vetë drejtoresha Suida Kuka. Kësaj të fundit i është kërkuar të largonte të gjithë stafin nga godina dhe që ajo vetë të mos i afrohej makinës. Nga shpërthimi i kontrolluar, ka dalë se pakoja në afërsi të mjetit kishte tritol.

Kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë kanë fiksuar një person që është afruar me motor pranë makinës së parkuar dhe dyshohet se ka lënë në afërsi të gomës së parë lëndën plasëse.

Më datë 16 maj 2022, Suida Kuka është emëruar drejtore e Operatorit të Kujdesit Shëndetësor për rajonin e Veriut, duke zëvendësuar në këtë post Astrit Becin, shkruan newsbomb.al. Prej më shumë se një viti ajo mbante detyrën e shefes së Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor, Shkodër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.