Hapësire reklamuese

Politikë

Pakoja 8 miliardë lekë e Qeverisë, Berisha nuk e konsideron: Pilulë elektorale, efekt minimal për pensionistët dhe rrogëtarët

Shkruar nga Newsbomb
Pakoja 8 miliardë lekë e Qeverisë, Berisha nuk e konsideron:

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e konsideron pakon e madhe të ndihmës që ka njoftuar dje Edi Rama. Sipas tij, 8 miliardë lekët që do të shpërndahen para në dorë, kanë efekt minimal për pensionistët dhe rrogëtarët.

Në një konferencë të përjavshme nga selia e PD, Berisha e ka konsideruar pakon një "pilulë elektorale" që nuk është as 1/15 e vjedhjes, që sipas tij, ka bërë qeveria e drejtuar nga Edi Rama.

"Një pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal, krahasuar me efektet stratosferike me të cilat përballën pensionistët dhe ata me rroga të ulta. Të paktën, të kishte mëshirë dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13 dhe të jepte një pension shtesë, pensionin e 13.

Me këto që thotë ky, nuk është as 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedh ky, 122 miliardë lekë që janë shifër e KLSH, ky mund të dyfishonte rrogat e të gjithë shqiptarëve. Ky mund të dyfishonte dhe të tejkalonte pensionet e të gjithë shqiptarëve. Ky tallet. Do të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze", u shpreh Berisha.

 

E cilësuar si "Pakoja e Madhe", nisma e prezantuar dje nga Edi Rama dhe e finalizuar tashmë, parashikon shpërndarjen e më shumë se 8 miliardë lekëve për pensionistët, shtresat në nevojë, personat me aftësi të kufizuara dhe shërbyesit e shtetit.

Parashikohet që pensionistët do të marrin deri ën ditët e para të janarit nga 80 mijë lekë të vjetra, po kaq do të marrin dhe personat me aftësi të kufizuara, ndërkohë që ata me rroga deri në 600 mijë lekë të vjetra, do të marrin 200 mijë lekë të vjetra ndihmë nga shteti.

Personat që kanë rrogë mbi 600 mijë lekë të vjetra, do të marrin 100 mijë lekë të vjetra shpërblim. Ashtu siç ka deklaruar kryeministri Edi Rama, kjo do të jetë një mbështetje e qeverisë në këto muaj të vështirë të dimrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese